Fluks automjetesh në Vlorë, apeli i policisë: Mos parakaloni! Pritet të ketë ngarkesa nga ora 19:00-23:00 (VIDEO)

 

Teksa shumë pushues kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar këtë të diel, në rrugën e kthimit, pritet të ketë ngarkesë të madhe.

Më konkretisht, fluksi pritet të nisë rreth orës 19:00 në Zonën e Lungomares, te zona e Ujit të Ftohtë dhe pjesa e Radhimës. Për këtë, një përfaqësues i policisë foli para mediave duke i bërë apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos bëjnë parakalime që vështirësojnë akoma më shumë qarkullimin e mjeteve.

"Sezoni turistik tani është në kulmin e vetë, ka një fluks të shtuar dhe në ardhje dhe në vajtje në zonat turistike. Fundjavat janë të ngarkuara. Në zonën bregdetare kemi marrë masa të shtuara të shërbimeve tona duke nisur nga rruga Transballkanike, zona e Lungomares, zona e Ujit të Ftohtë dhe pjesa e Radhimës paraqet ngarkesë më të madhe.

Zona e Himarës është pak më e qetë, më e menaxhueshme. Në zonat ku flasim janë marrë masat të pikave të ngarkesave të trafikut në disa kryqëzime. Nga ora 19 deri në 23-24 ka fluks, zakonisht të dielave pas orës 19:00 ka fluks në kthimet për Tiranë. I bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat, të mos parakalojnë", tha ai.


Lajmi kryesor:

Pushuesit kthehen nga plazhi! Trafik kilometrik në Shëngjin, bllokohet qarkullimi! Fluks automjetesh në Vlorë dhe në aksin Durrës-Tiranë! Akset më problematike


/Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin