Fluks në Pediatrinë e Vlorës, mjekët: 60 fëmijë në ditë, prezencë e lartë virozash! Prindërit të kujdesen për ushqimin e fëmijëve

Ulja e temperaturave ka bërë që shumë fëmijë të preken nga virozat dhe gripi stinor. Në pediatrinë e Vlorës paraqiten për vizita nga 50 deri në 60 fëmijë çdo ditë, ndërsa numri i shtrimeve në spital është 15 fëmijë në ditë.

"Fëmijët paraqiten me sekrecione, temperature, bronkolite (ftohje). Kemi prezence të lartë virozash, përfshirë dhe atë që njihet me emrin "dorë, këmbë, gojë" që shoqërohet me temperature dhe puçrra", u shpreh mjekja pediatre, Aida Koka.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka një shtim të rasteve, pasi siç thotë pediatria, vjet për shkak të pandemisë së COVID-19 qytetarët qëndruan në izoluar, ndërsa këtë vit vihet re një shkujdesje totale.

"Kjo hapje e shkujdesur dhe lëvizje masive ka sjellë përhapjen e shpejtë të virozave që janë normale për stinën, por që vjen nga izolimi kanë qenë në numër më të pakët", shtoi Koka

Në stinën e dimrit, pediatria këshillon prindërit të bëjnë kujdes me të vegjlit e tyre, duke përmendur regjimin ushqimor, përkujdesje për veshjen dhe evitimi i lokaleve.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?