Fluks hyrjesh në pikat kufitare të Shqipërisë, policia: Në Rinas dhe Kakavijë janë shtuar sportelet, masa për të eliminuar vonesat

Fundjava e fundit e korrikut dhe vendi futet në muajin gusht i cili pritet që të ketë edhe numrin më të madhe të turistëve. Që prej ditës së sotme është vënë re një fluks i madh me turistë, vizitorë e emigrantë në hyrje, në pikat e kalimit kufitar në Rinas dhe Kakavijë. Policia ka bërë me dije se nëpërmjet aeroportit të Rinasit, gjatë orëve të para të mëngjesit e deri tani kanë hyrë 23.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

“Në Rinas punohet me sportele të shtuara dhe nuk ka probleme deri në këto momente. Policia Kufitare ka marrë të gjitha masat për të eliminuar vonesat, duke shtuar në maksimum sportelet në hyrje”, njofton policia.

Ndërlohë që fluks i madh edhe në Kakavije, ku  gjatë orëve të paradites së sotme, kanë hyrë rreth 6000 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

“Policia Kufitare e Kakavijes  ka  koordinuar veprimet me palën greke, e cila ka shtuar gjithashtu sportelet. Aktualisht në Kakavijë, nga pala greke punohet me 4 sportele dhe ka  një numër shumë të vogël automjetesh që janë në pritje për përpunim.  Policia Kufitare në të gjitha pikat e kalimit  në hyrje dhe në dalje,  ka marrë masa duke shtuar sportelet në maksimum, si dhe vijon bashkëpunimi me homologët që lëvizja të jetë e njëtrajtshme si në hyrje, ashtu edhe në dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që më herët Report Tv raportoi se mëngjesin e sotëm është vënë re një radhë e gjatë rreth 2 km në doganën e Kakavijës pasi pala greke punonte vetëm me një sportel Por mesa duket situata ka ndryshuar dhe tashmë gjithçka i është kthyer normalitetit. Edhe në dy pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës është krijuar fluksh automjetesh për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike ndërsa aktualisht po punohet me gjenerator.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:53
Shkëputet energjia elektrike, krijohet fluks automjetesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

 

Mesditën e sotme është regjistruar një numër i lartë udhëtarësh dhe pritje të gjata në dy pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës.

Sipas informacioneve autoritetet doganore konfirmojnë se në Qafë Thanë janë krijuar radhë për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike ndërsa aktualisht po punohet me gjenerator.

Aktualisht janë duke punuar 2 sportele në dalje dhe 3 në hyrje ndërsa sa i përket Kapshticës edhe në këtë pikë kufitare ka patur fluks të lartë dhe radhë të gjata për shkak të mosfunksionimit të sistemit.

Ora 13:22
Kakavijë, radhë kilometrike në pikën kufitare në hyrje të Shqipërisë, pala greke punon vetëm me 1 sportel

Radhë të gjata në Piken Kufitare të Kakavijës. Prej mesditës së sotme është konstatuar radhë 2 km në pjesën greke të Kakavijës. Vargu i automjeteve në pritje për të ardhur në Shqipëri është shumë i gjatë pasi pala greke po punon me një sportel përgjatë gjithë ditës.

Aktualisht është me dy sportele, një në hyrje dhe një në dalje. Ndërkaq  pala shqiptare punon me 3 sportele në hyrje.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion