Fluks hyrjesh në Tiranë, rëndohet trafiku tek 'Sheshi Shqiponja' (VIDEO)

Gjatë fundjavës që lamë pas në të gjitha pikat kufitare të vendit ka patur një fluks të lartë të hyrjeve në vendin tonë.

Emigrantët që jetojnë jashtë vendin kanë vendosur që të kthehen në atdhe për festën e ndërrimit të viteve.  Por kjo ka krijuar edhe disa probleme me trafikun. Kështu në qytetet kryesore të vendin përfshirë edhe kryeqytetin ka patur një trafik të rënduar në hyrjet dhe në daljet e tyre.

Në Tiranë situatë më e rënduar është tek Sheshi Shqiponja ku vijnë kryesisht makina nga Durrësi dhe veriu i Shqipërisë. Kjo ka sjellë një trafik të rënduar tek rreth rrotullimi i Sheshit Shqiponja ku edhe pse ka prezencë të shtuar të policisë rrugore trafiku është i pa shmangshëm. Po kështu edhe në kryqëzime të tjera të Tiranës është krijuar një trafik i rënduar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025