Fluks i lartë turistësh në Shqipëri për 3 mujorin e parë të 2023, rritet me 54% krahasuar me para pandemisë! Vendi i tretë në botë
Shifrat e publikuara nga UNWTO
Turizmi ndërkombëtar është në rrugë të mbarë për t'u rikthyer në nivelet para pandemisë! Një nga vendet që ka pasur një fluks të lartë turistësh në tremujorin e parë të 2023, është pikërisht Shqipëria, krahasuar me shifrat e para pandemisë në vitin 2019.
Bazuar në të dhënat që janë publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, (UNWTO) Shqipëria ka pasur një rritje me 54% të numrit të turistëve krahasuar me vitin 2019, duke u bërë kështu vendi i tretë në botë. Në vend të parë renditet Katari dhe Arabia Saudite.
Në përgjithësi, fluksi i turistëve në nivel ndërkombëtar arriti në 80% të niveleve para pandemisë në tremujorin e parë të 2023. Rreth 235 milionë turistë udhëtuan ndërkombëtarisht në tre muajt e parë, më shumë se dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit 2022. Megjithatë, rimëkëmbja e turizmit përballet edhe me disa sfida.
Sipas Panelit të Ekspertëve të UNWTO, situata ekonomike mbetet faktori kryesor që peshon në rimëkëmbjen efektive të turizmit ndërkombëtar në vitin 2023, me inflacion të lartë dhe rritje të çmimeve të naftës që përkthehen në kosto më të larta transporti dhe akomodimi.

Të dhënat e publikuara nga UNWTO (Organizata Botërore e Turizmit, një Agjenci e Specializuar e OKB-së)
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
46.5%
-
E gabuar
45.9%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1476
Lajme të tjera
-
'Bild': Para gjithë botës, Rama i vë frenat ankesave ruse me një fjali
21 Shtator, 20:17
-
Ilir Yzeiri: Copëza Ballkani dhe Shqipëria në mes
20 Shtator, 11:43
-
Ekskluzive/ Sipërmarrja në Shqipëri kërkon 35 mijë punonjës! Fasoneria, turizmi e ndërtimi në ‘alert’! Gati 6 mijë të huaj u punësuan këtë vit
19 Shtator, 14:55
-
EUROSTAT: Shqipëria rritjen më të lartë të netëqëndrimeve ndër vendet europiane
15 Shtator, 19:53
-
Spanjollja El Pais i kushton artikull Piramidës së Tiranës: Moda e udhëtimit në Shqipëri
14 Shtator, 10:34
-
Eksperti, Ferjold Ozuni: Sezoni turistik 2023 pritet të shënojë rekord historik në 30 vite! Italianët, të parët për udhëtimet individuale
12 Shtator, 19:43
-
FOTO/ Tifozja e zjarrtë polake tërheq vëmendjen në stadiumin ‘Air Albania’
11 Shtator, 15:07
-
Presidenti i Federatës Polake të Futbollit motivon lojtarët: Ne do luftojmë
11 Shtator, 14:43
-
Recesioni demokratik dhe Shqipëria në amulli?!
11 Shtator, 14:14
-
Nisin llogaritë/ Ja sfidat që mbeten në grup dhe sa pikë i duhen Shqipërisë për të shkuar në "Euro 2024"
11 Shtator, 09:51
-
‘Shpirtin dhe zemrën e lëmë në fushë’, Sylvinho kushtrim para Polonisë: Muçi për 10 minuta ndryshon jetën
9 Shtator, 19:27
-
Ylber Ramadani: Atmosferë si kjo nuk kam parë ndonjëherë
9 Shtator, 19:19