Fluks kërkesash pune në adresën
e Kryeministrisë, sqarimi i Ramës

Fluks kërkesash pune në adresën<br />e Kryeministrisë, sqarimi i Ramës
Gjatë ditës së djeshme Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, të  gjithë qytetarëve të cilët e ndienin veten të aftë për të bërë diçka për vendin, të aplikonin për tu bërë pjesë e administratë.

Për aplikimet e qytetarëve u vendos në dispozicion një adresë e postës elektronike të Kryeministrisë.

Ndërkohë pas 24 orëve nga ftesa e kryeministrit, ai ka reaguar sërish në llogarinë e tij në “Facebook” duke dhënë edhe një sqarim për sa i përket funksionit të kësaj adrese.

“Kanë ardhur brenda 24 orësh afro 800 shprehje interesi lidhur me ftesën time të djeshme. Shumë faleminderit! Por duke parë përmbajtjen e tyre, del nevoja të sqarohet se kjo adresë nuk është adresa e një zyre për punëkërkuesit e të gjitha kategorive”, shkruan Rama i cili shton se adresa e publikuar është për këdo i cili mendon se ka një eksperiencë të suksesshme brenda dhe jashtë vendit dhe dëshiron ta vërë atë në dispozicion të përpjekjes së katër viteve të ardhshme për Shqipërinë që duam.
                                                                                             
Postimi i plotë i KryeministritRama:


statusi i rames
(D.T/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Leku fundos valutat, euro 99.4 lekë kurse USD 89 lekë

Leku fundos valutat, euro 99.4 lekë kurse USD 89 lekë