KORCE- Greva 48 orëshe e doganierëve grekë gjatë të enjtes dhe të premtes ka bërë që sot të rritet fluksi i qytetarëve që kalojnë pikën doganore të Kapshticës në Korçë.

Korrespondentja jonë në Korçë, Dafina Ismaili thotë se rradhët janë shënuar menjëherë pas rifillimit të punës në 06:00 të mëngjesit të sotëm nga pala greke. Automjetet presin në radhë në territorin neutral.

Gjatë të enjtes dhe të premtes doganierët grekë ishin në grevë kundër masave shtrënguese që janë marrë nga qeveria për përballimin e krizës. Dhe vetëm sot kanë nisur punën normalisht. Mësohet se po punohet për normalizimin e situatës. Pala shqiptare punon me katër sportele, ndërsa ajo greke me dy të tilla.
(sg/shqiptarja.com)