SHKODER - Rritja e temperaturave ka bërë që në pediatrinë e spitalit rajonal të Shkodrës të ketë një dyndje vizitash. Sipas mjekëve, në një ditë, pranë pavionit të pediatrisë ka 35- 40 vizita, ndërsa rastet e shtrimit janë më të pakta.

Mjekët pohojnë gjithashtu se krahasuar me një vit më parë, në të njëjtën periudhë vihet re një rënie e numrit të fëmijëve të shtruar.

Nga ana tjetër, Naraçi ka dhënë edhe sugjerimet e nevojshme për prindërit të cilët duhet të tregojnë kujdes gjatë periudhës së pushimeve.

Stina e verës është periudha kur fëmijët janë më të predispiozuar për t'u prekur nga virozat.

Redaksia Online
(sf/by/shqiptarja.com)