Fluks i lartë në hyrje të pikës kufitare në Morinë. Qindra makina dhe autobus janë futur sot në Shqipërie dhe pse jemi në muajin e Ramazanit, shtetasit shqiptar nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavë.
Koha e mirë i ka favorizuar ata që të dynden drejt plazheve shqiptare. Për shkak të fluksit të lartë në piken kufitare të Morinës në Kukës, është duke u punuar me pesë sportele.
Fluksi ka nisur që në orën 3 të mëngjesit dhe numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri i kaloi 2 mijë vetë.
Në hyrje të Shqipërisë janë regjistruar 600 automjete të vogla dhe 25 autobuzë.
“Po shkojmë në Durrës për pushime do rrimë dy ditë. Po shkojmë në Elbasan për pushime. Po shkojmë në Shëngjin, na pëlqen ka kushte më të mira” u shprehën shtetasit kosovarë
Ngarkesa është e papërballueshme ndaj është ndjekur procedura e përshpejtuar për të shmangur radhët dhe pritjet.
Edhe te dielën pritet fluks për shkak te ndeshjes Kosove-Turqi ne "Loro Boriçi", por kjo mund të jetë në mëdyshje pasi nesër në Kosovë janë zgjedhjet për qeverinë e re.
Një muaj më parë opozita kosovare votoi mocionin e mosbesimit të qeverisë aktuale.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO