Fluks në Morinë, me mijëra pushues nga Kosova vijnë në Shqipëri për fundjavë: Situata me COVID më e mirë! Aksidentet, duhet kujdes në rrugë

Duket se sezoni turistik në vendin tonë sivjet do të jetë më i mbarë se ai i vitti të kaluar, ndërkohë që shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut do e mbajnë gjallë industrinë e turizmit edhe këtë vit. Kjo edhe për shkak të rënies së numrit të infektimeve nga koronavirusi por edhe imunizimit prej vaksinimit masiv të popullsisë. Një gjë e tillë pohohet nga vetë shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut  të cilët mëngjesin e kësaj të shtunë iu drejtuan vendin tonë me destinacion bregdetin duke shënuar në Morinë një fluks të lartë mjetesh e pushuesish. 

'Po shkoj në Shqipëri për fundjavë.  Tash nuk ka asnjë problem', thotë një shqiptar nga Kosova.

'Tani jemi më të sigurt, deri tani nuk kemi mundur të shkojnë ndërsa tani po', thotë një tjetër.

Ndërkohë megjithëse situata fundit  e rendit dhe trafikut rrugor me vrasje dhe aksidente është shqetësuese për pushuesit kosovarë ata thonë se kjo nuk do ti pengojë për të ardhur për pushime në Shqipëri ndërsa apelojnë për kujdes gjatë drejtimit të mjeteve në rrugët që të dërgojnë drejt bregdetit shqiptarë. 

'Për të shëtit për qejf të vëllezërit shqiptarë, dhe shumë mirë që kemi kështu vizita. Ka kështu probleme si vrasje, si aksidente. Unë i lus që të voziten më ngadalë. Ne po shkojmë të vëllezërit tanë', shton ai.

Sakaq për shkak të fluksit policisë kufitare në Morinë I është dashur të aplikojë procedurën e përshpejtuar dhe punën me kapacitet të plotë më gjashtë sportele për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata. 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy