Fluks në pediatrinë e Beratit, mjeku: Çdo ditë shtrohen në spital 10 deri në 15 fëmijë, të gjithë shtretërit janë të ezauruar

Pjesa më e madhe e popullsisë në qarkun e Beratit është prekur nga gripi dhe virozat stinore. Vetëm në Repartin e Urgjencës kryhen 80 vizita në ditë. Më problematike situata paraqitet në Repartin e Pediatrisë, ku ka të shtruar dhe fëmijë të porsalindur.

Nga e hëna në të premte paraqiten për vizita deri në 70 fëmijë, ndërsa gjatë fundjavës numri shkon në 100 vizita. Ndërsa çdo ditë shtrohen në spital 10 deri në 15 fëmijë, ku aktualisht të gjithë shtretërit janë të ezauruar.

"Kjo formë e re virale që po qarkullon ka pasur dhe komplikacione, në më të shumtën e rasteve të të prekurve. Komplikacionet kanë qënë në aparatin polmonar (bronko pneumoni) tek fëmijët vegjël nga 0-1 vjeç janë shfaqur bronkilite që janë shprehje e bronko-pneumonisë virale, shumë raste paraqesin infeksione të bajameve dhe infeksione të veshëve"-ka thënë Kumaraku.

Mjeku pediatër Vladimir Kumaraku ka pohuar se ndryshe nga vitet e tjera, simptomat janë më të rënda, me temperaturë rezistente që shkon në 40 gradë dhe që nuk zbret as me antipiretikë. Ai u bën apel qytetarëve të Beratit të shmangin grumbullimet dhe të bëjnë vaksinën e gripit të tipit A.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scimmia: 13/01/2023 01:18

    Ezauruar = të zënë Ciao analfabeta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët