Fluks në pediatrinë e Fierit, 100 raste në ditë! Fëmijët preken masivisht nga virozat, mjekja: Simptomat janë të vjella, diarre e temperaturë

Të prekur nga virozët e stinës, Pediatria e Fierit është e tejmbushur me pacientë të vegjël që paraqiten me temperaturë të lartë, të vjella e diarre.

Në repartin e urgjencës paraqiten për vizitë 100 fëmijë në 24 orë, ndërsa 20 prej tyre po marrin trajtim spitalor.

“Shifrat  e fëmijëve që kërkojnë ndihmë pranë këtij spitali variojnë 80 deri në 100 fëmijë në 24 orë. Është shtuar edhe fluksi i fëmijëve që marrin dehidrimet ditore pranë repartit të urgjencës, kryesisht 20 fëmijë qëndrojnë pak më afatgjatë. Simptomat janë të vjella, diarre, dehidrim dhe temperaturë.”- tha ajo.

Mjekja pediatre Albana Haxhiu në një intervistë për Report tv shprehet se kujdesi i prindërve ndaj fëmijëve duhet të jetë maksimal, sepse të vegjlit janë shumë të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta dhe virozave.

“Ka fëmijë që paraqiten dhe nga zonat rurale edhe urbane, por ky fluks i rritur lidhet edhe me faktin e shtimit të emigrantëve në atdhe për pushime këtë periudhë të vitit.”- tha ajo.

Fluksi i fëmijëve në Pediatri lidhet dhe me kthimin e emigrantëve, ndërsa këshillon kujdes ushqimor dhe mos ekspozim në diell.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?