Fluks për kartat e identitetit në Berat/ Qytetarët ankohen për mungesën e sporteleve: Zëmë radhë që në 7 të mëngjesit

Aplikimet për kartën e identitetit po shkaktojnë mjaft probleme sa i për5ket rradhëve në qendrat e gjendjeve civile në të gjithë qarqe e vendit. Edhe qytetarët beratas janë ndeshur me fenomenin e radhëve të shumta dhe vonesave në proçesin e aplikimeve. Në qytetin e Beratit ofrohen shërbimet në mjediset e godinës së ish/bashkisë së Beratit, por sportelet ku kryen aplikimet duket se janë të pakta.

Qytetarët ankohen se kanë ditë që qëndrojnë në rradhë dhe aplikimi po bëhet i vështirë për ta. Sipas tyre punohet me vetëm një zyrë,me pak sportele dhe me shumë pak punonjës.

Kemi 5 ditë që i kemi marrë kuponat . Edha në mëngjes ndenja nja dy orë ika prap.

qytetari

  "Rëndohet kjo situatë se duhet shtuar numri i sporteleve", thotë një qytetar tjetër.

Qytetarët shprehen se,e zënë radhën që në orën 7:00 të mëngjesit,rrinë gjithë ditën në radhë dhe largohen në shtëpi pa mundur dot të aplikojnë.

"Po të ishin të mjaftueshëm sportelet nuk do prisnim në rradhë. Unë ka që në orën  në orën 07.00 të mëngjesit që kam ardhur  këtu”, shprehet një tjetër qytetar.

Nga ana tjetër prefekti i Qarkut të Beratit, Harilla Dafa, në një deklaratë për mediat,i ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për të nxjerrë në kohë kartat e reja të identitetit brenda afateve, pasi në të kundërt rrezikojnë marrjen e shërbimeve në zyrat e shtetit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karta e id të Deleve: 23/01/2019 19:30

    Këtu duket si ĕshtë Shteti ,që per një dokument elementar presin njerzit ne rradhë gjithë diten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)