KUKES - Edhe pse sezoni turistik është në mbyllje të tij segmenti rrugor Morinë-Kukës-Kalimash i 'Rrugës së Kombit' vazhdon të ketë një trafik mjaft të dendur të qarkullimit të automjeteve sidomos në fundjavë ku fluksi është edhe më i madh.

Gjatë këtij sezoni polica rrugore e Kukesit ka shtuar numrin e patrullave në të gjithë gjatësinë e autostradës nga Morini në Kalimash.

Sipas statitstikave të policisë në rrugën Morin-Kalimash gjatë këtij sezoni kanë lëvizur mbi 250 mijë automjete të vogla dhe autobuzë shumica me targa të Kosovës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)