Fillimi i gushtit ka sjellë edhe fluks në portin e Vlorës, kjo ka bërë që në këtë port të operohet me 9 sportele, ku 8 janë për shqiptarët, ndërsa një sportel është për vizitorët e huaj.

Por problem mbeten kushtet e trageteve, të cilat lënë për të deshiruar, por edhe biletat të cilat janë mjaft të shtrenjta. Shkak për këtë është mungesa e konkurencës, pasi mes Vlorës dhe Brindisit operon vetëm një kompani.

Kushtet e tragetit janë shumë të këqija. Disa persona u shtruan edhe në spital. Në tualet nuk kishte ujë. Por edhe çmimi i biletave shumë i shtrenjtë. Pra nuk i përmbushin kushtet për të udhëtuar tamam në kushte komode.

Qytetarët

Vetëm këtë të premte në portin e Vlorës kanë zbarkuar 1200 pasagjerë, prej të cilëve 500 janë turistë të huaj. Aktualisht mes Vlorës dhe Italisë operojnë dy tragete, ndërsa kushtet sa vijnë e keqësohen, ku çmimi i biletës vijon të rritet.