Pronarët e 18 anijeve turistike protestuan në Portin e Vlorës, pasi nuk kanë vend të përcaktuar për imbarkimin e turistëve drejt Sazanit dhe Karaburunit.
Sipas tyre, porti ka dy kalata, por njëra prej tyre aktualisht është kthyer në kantier ndërtimi, ç’ka e bën të pamundur punën, ndërsa në kalatën tjetër nuk kanë akses.
”Duam zgjidhje që të operojmë si njerëz.”
“Kërkojmë kushte më të mira pune që të vazhdojmë normalisht sezonin turistik.”
“Ose të ndalojnë kantierin deri në shtator, ose të na lirojnë vendin që të operojmë.
Autoriteti Portual Vlorë ende nuk ka reaguar për operimin e anijeve turistike.
Komente











