Fluks vizitorësh në Divjakë, mbi 104 mijë gjatë korrikut! Turisti francez: Keni natyrë të mrekullueshme, ruajeni

Vija bregdetare me rërë të bollshme, gjelbërimi, apo shpendi karakteristik Pelikani, kanë bërë që Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, të preferohet në masë.

Vetëm gjatë muajit korrik, sipas administratës së zonave të mbrojtura ky park është vizituar nga rreth 104 mijë vizitorë, prej të cikëve 80 mijë vendas dhe 24 mijë të huaj.

“Unë vij gjithmonë këtu. Thuajse çdo javë. Në disa zona ka ende pa pastërti. Besoj do rregullohet. Unë e kam qejf Divjakën dhe përshtypjet e turistëve janë shumë të mira. Grupet që shoqëroj më shumë unë janë grupe që preferojnë natyrën. Do shkojmë të shohim pelikanët. Grupet shoqërohen nga aeroporti. Me akomodim dhe çdo gjë”, tha Alban Muharremi, guidë turistikë

“Ndodhemi në parkun e Divjakës për të shoqëruar nëj grup turistik Francës. Kanë zgjedhur një itinerar që përfshin natyrën, jugun e Shqipërisë, por dhe një udhëtim që përfshin historinë sepse do vizitojmë Apoloninë dhe Beratin. Ne vijmë nga Tirana dhe tani ndryshon krejt situate. Shojh reagimet e tyre që po kënaqen”, tha Alfred kopani, guidë turistike.

I impresionuar nga ajo çka kanë gjetur në vendin tonë, një turist Francez, bën thirrje që ta ruajmë natyrën e mrekullueshme që kemi në Shqipëri.

“Deri tani kemi vizatuar Tiranën. Një qytet impresionant, me atë modernitetin e vet. Me ndërtimet madhështore. Na ka bërë përshtypje. Në ditën e dytë jemi nisur drejt botës së egër dhe po na pëlqen. Duke parë parkun dhe pak përreth, duam të ju inkurajojmë që të ruani natyrën, pasi Shqipëria është në një bum ndërtimesh.

Përveç bukurisë natyrore dhe natyrës së egër, në Divjakë vizitorët shkojnë edhe për lundrimin me varka në lagunë apo për të vrojtuar parkun në 360 gradë nga kulla.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durresi: 14/08/2023 19:45

    Edhe pak vjet sa te bojne resorte e ta shkatrrojne shqiperine dhe te bohet hale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi