Fluksi i emigrantëve/ Ministri italian: Do të mbyllim portet edhe për anijet e misioneve ndërkombëtare

Fluksi i emigrantëve/ Ministri italian: Do të mbyllim portet edhe për anijet e misioneve ndërkombëtare

Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka deklaruar se portet e Italisë do të mbyllen edhe për anijet e misioneve ndërkombëtare pas atyre humanitare. Ai u shpreh se është e papranueshme që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare në Mesdhe të kërkojnë zbarkimin e emigrantëve në portet italiane.

Qeveritë italiane të 5 viteve të fundit kanë firmosur marrëveshje me Bashkimin Europian që lejon që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare të zbarkojnë  emigrantë në Itali. Por me qeverinë e re gjërat do të ndryshojnë. Është e papranueshme që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare në Mesdhe të kërkojnë zbarkimin e emigrantëve në portet italiane.

Matteo Salvini

Kjo është një tjetër masë e ministrit italian për të bllokuar hyrjen e emigrantëve. Ai ka deklaruar pak kohë më parë se vendet e BE nuk i zbatuan zotimet për planin për refugjatët dhe e gjithë barra i ra Italisë dhe për këtë shkak do të mbyllë portet.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pavaroti: 08/07/2018 22:53

    Bravo !! Do it now !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja