Fluksi i emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme, Finlanda mbyll kufirin me Rusinë

Fluksi i emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme, Finlanda mbyll kufirin me Rusinë

Kufiri Finlandë-Rusi

Finlanda do të mbyllë të gjithë kufirin e saj me Rusinë për udhëtarët për dy javët e ardhshme në një përpjekje për të ndalur fluksin jashtëzakonisht të madh të azilkërkuesve në vendin nordik, për të cilin qeveria dhe aleatët e saj thonë se është një lëvizje e orkestruar nga Moska.

Finlanda javën e kaluar mbylli të gjitha postat e saj kufitare përveç njërës për udhëtarët nga Rusia, duke mbajtur të hapur vetëm kalimin më verior Raja-Jooseppi të vendosur në Arktik. Por ky vendkalim tani do të mbyllet, tha qeveria të martën.

Përafërsisht 900 azilkërkues nga vende duke përfshirë Kenia, Maroku, Pakistani, Somalia, Siria dhe Jemeni kanë hyrë në Finlandë nga Rusia këtë muaj, një rritje e konsiderueshme.

Helsinki thotë se Moska po i dërgon njerëzit drejt kufirit në shenjë hakmarrjeje për vendimin e saj për të rritur bashkëpunimin e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara, një akuzë që Kremlini e ka mohuar.

Finlanda iu bashkua NATO-s në fillim të këtij viti, duke i dhënë fund dekadave të mos-angazhimit ushtarak, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare