Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith ka bërë me dije se emigrantët e paligjshëm që do të kthehen në Shqipëri nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë takimit me drejtorin e Policisë Gledis Nano, me të cilin diskutuan për të ndalur fluksin e emigrantëve që zgjedhin rrugët ilegale për të hyrë në Britani, ambasadori britanik dha mesazhin për të gjithë ata që tundohen të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar duke thënë se nuk duhet të bien pre e propagandës së krimit.
"Shprehëm vendosmërinë e përbashkët për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës. Diskutuam realitetin që i pret të gjithë ata që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar. Emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme. Së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjithë ata persona dhe familjarët e tyre që mund të jenë të tunduar të udhëtojnë drejt Britanisë nuk duhet të bien pre e propagandës së krimit", tha Ambasadori Alastair King-Smith.
Ky vendim vjen pas rasteve të shumta kur emigrantët shqiptarë kapen me shtëpi bari në Britaninë e Madhe. Sipas një raporti sekret të Inteligjencës Ushtarake, në Angli, 40% e emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian, janë nga Shqipëria. Mësohet se rreth 1075 emigrantë kaluan me gomone 6 muajt e fundit, ndërsa vitin e kaluar ka qenë një shifër prej 757.
Raporti zbuloi se nëntë banda qëndronin pas 2,863 emigrantëve që mbërritën në Britani nga 1 qershori deri më 12 korrik. Prej tyre, 1,075 ishin shqiptarë. Hulumtimet e reja tregojnë se në shtatë vitet e fundit, gati gjysmë miliardë paund janë shpenzuar nga qeveria në përpjekje për të parandaluar kalimin e emigrantëve. Deputetja e Dover dhe Deal, Natalie Elphicke, tha se kryeministri i ri duhet t'i shohë vendkalimet e emigrantëve të paligjshëm si "prioritet kyç".
Kthejini sa te doni nacut juve se prape andej do shkojne sic po bejne tani,nuk u duhet shume se pa letra jane dhe tani kshuqe nuk ndryshon asgje biznesi do eci per kuksionet
PërgjigjuKush ka lexuar e di qe i madhi ali pashe tepelena i bleu diamantin dikur mbretereshes angleze dhe e vendosi vete ! Por burra si Ali Pashai nuk lindin as 1000 vjet! Shqiperia te kerkoje floririn e rezervuar me dokumenta bashke me fitimin e munguar , do zoti Shqiptarët hyjne ne BE se nuk iken njeri ne angli qe vetëm bie shi 300 dite kane vende per punesim si Gjermania ku kane ikur 600,000 shqiptare dhe Italia 1.5 milione dhe nuk ankohen sa britaniket! Nje ishull jane anglezet nje ishull jane dhe Shqiptarët , por problemi qendron qe politikanet tane jane antikombetare , po te kishim punuar ne 2015 ishim si kroacia ne BE, jo duke u marre me anglezet e kompani…
Përgjigju