Fluksi i kosovarëve, në pikën e
Morinit 40% më shumë hyrje se vjet

Prej disa ditësh Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është duke publikuar shifra mbi ecurinë e vizitorëve të huaj në vendin tonë për sezonin veror. Rritja në fakt në të gjitha këto publikime rezulton të jetë dyshifrore.

Më e fundit shifër e deklaruar është ajo e vizitorëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri nga pikat tokësore. Kështu, rezulton që, nga 1 qershori, deri në 15 gusht, kanë hyrë 1.658.958 vetë, kurse një vit më parë për të njëjtën periudhë shifra ishte 1.341.425. Në Qafë Morinë rritja e deklaruar është 40 për qind, krahasur me një vit më parë.

Në pikat e hyrjeve detare në vend, sipas të dhënave të sporteleve të Policisë Kufitare, janë regjistruar 121.140 vizitorë të huaj nga 1 qershori deri më 15 gusht, çka korrespondon edhe këtu me një rritje 24.31 për qind. Vetëm në Portin e Durrësit kanë kaluar 65.891 vizitorë të huaj, ndërkohë që një vit më parë shifra ishte 48.303.

E njëjta situatë paraqitet edhe për portin e Vlorës dhe atë të Sarandës, për të cilat rezulton një rritje 18 për qind këtë vit. Konkretisht, nga 1 qershori, deri më 10 gusht, kanë hyrë 52.917 vizitorë të huaj.

Megjithatë, 55% e 100 hoteleve nga zonat bregdetare të anketuara nga Monitor kanë raportuar se në korrik kanë pasur më pak punë se vjet. Shqipëria ende renditet në vendin e 120-të sa i përket kontributit direkt dhe total që jep turizmi në ekonominë e vendit, pas Greqisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, por përpara Italisë, Turqisë dhe Maqedonisë.

Raporti i fundit i Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit (ËTTC) mbi ndikimin në ekonomi e rendit Shqipërinë në vendin e 22 sa i përket ritmit të rritjes së industrisë për këtë vit. Në 2015-n, kontributi direkt u llogarit në rreth 6% të PBB-së. (87.6 mld lekë). Për vitin 2016, kjo shifër parashikohet të rritet me rreth 6%, duke arritur në rreth 92.6 miliardë lekë.

Gjatë vitit të kaluar, eksporti i turistëve gjeneroi 204.2 miliardë lekë (33.5% e totalit të eksporteve). Ky tregues pritet të rritet me rreth 6% në vitin 2016 dhe me rreth 5.5% në vit deri në 2026-n.
 
Turizmi
Turizmi është një nga sektorët më premtues përsa i përket rritjes ekonomike në Shqipëri. Numri i vizitorëve në Shqipëri po rritet në mënyrë të vazhdueshme, sikundër edhe të ardhurat e gjeneruara nga udhëtimi dhe turizmi në vend, por kërkohet një qasje e re nga shteti

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës