Që prej fundit të korrikut e deri më sot, urgjenca e Vlorës po përballet me fluks të shtuar pacientësh. Sipas shefes së Urgjencës, numri i vizitave shkon në 120 për 24 orë.
Pacientët kanë temperaturë, të vjella dhe diarre, simptoma që lidhen me infeksionet virale dhe problemet e aparatit tretës. Po ashtu, janë shtuar rastet me infeksione të bajameve dhe të rrugëve të frymëmarrjes, të shoqëruara me kollë, dhimbje fyti dhe temperaturë.
“Prej 20 korrikut kemi fluks të shtuar në Urgjencë dhe në urgjencën paraspitalore. Fluksi shkon nga 100 deri në 120 pacientë në 24 orë. Kemi gastroenterite, gjendje virale, tonsilite dhe bronkite”, thotë Lorena Arapaj.
Fluksi i lartë lidhet edhe me numrin e pushuesve që ndodhen në Vlorë gjatë sezonit turistik.
“Kemi edhe pacientë jo rezidentë, turistë, 10-20 raste në ditë”, thotë Arapaj.
Mjekët këshillojnë për kujdes gjatë ditëve të nxehta, veçanërisht për hidratimin dhe ushqimin, pasi temperaturat e larta favorizojnë virozat dhe infeksionet.








Komente
Komento