-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
Situata më e fundit e gripit shqetëson strukturat. Monitorim i situatës aktuale të gripit në vend, vijim i vaksinimit falas, ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndjekjen e rekomandimeve për minimizimin e transmetimit dhe parandalimin e virozave të stinës dhe përforcim i survejimit të infeksioneve respiratore
22 Janar, 16:27 -
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
Me qindra qytetarë kërkojnë çdo ditë ndihmë në Urgjencat e Vlorës dhe Elbasanit, të prekur nga virusi agresiv i tipit A H1N1. Mjekët këshillojnë izolim për tre ditë që të ndërpritet zinxhiri i infektimit. Bluzat e bardha theksojnë se nuk janë shtuar vetëm vizitat ambulatore por dhe shtrimet në spital, pasi gripi lë pasoja në mushkëri.
22 Janar, 14:25 -
Kollë dhe temperaturë e lartë, dhjetëra fëmijë në Pediatrinë e Lezhës! Mjeku: Është virozë, mos merrni ilaçe pa recetë
Të vegjlit janë ata që ndjejnë më së shumti ndryshimet e temperaturave e për pasojë preken nga virozat. Në pediatrinë e Lezhës raportohet për numër të shtuar të vizitave dhe shtrimeve në spital. Mjeku, Mark Marku apelon prindërit të mos marrin antibiotike pa recetë dhe të mos dërgojnë fëmijët në shkollë e kopshte pa u shëruar.
3 Janar, 15:18 -
Fruthi, Brataj: E nevojshme vaksina, përhapet shumë shpejt! Virozat dhe gripi? Drejtohuni te mjeku i familjes
Virozat dhe gripi kanë prekur në masë qytetarët, e sidomos fëmijët. Skëndër Brataj, kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore thotë në Report Tv se presin në ditë rreth 1600 telefonata, që sipas tij është një numër në rritje dhe kjo për shkak të gripit dhe virozave që po qarkullojnë.
25 Janar 2024, 14:08 -
Mbi 13 mijë të prekur nga gripi e virozat në javë! Ekspertët: Ka një trend në rritje, por jemi larg epidemisë! Ja simptomat
Në të gjithë vendin Instituti i Shëndetit Publik po numëron më shumë se 13 mijë të prekur me grip dhe viroza të stinës në javë. Për Report Tv ekspertët thonë se duhet kujdes por nuk ka vend për alarm, pasi jemi në sezonin e dimrit dhe kjo situatë është e pritshme.
15 Janar 2024, 16:31 -
Pas festave në urgjencë! Gripi prek masivisht qytetarët, në Korçë dhe Pogradec 100 vizita në 24 orë! 70 në pediatri
Fillimi i muajit Janar ka mbushur me të sëmurë urgjencat spitalore në Korçë e Pogradec. Sipas mjekëve ka rritje të fluksit të pacientëve me grip që jep temperaturë të lartë. Rastet e shtuara lidhen me popullimin e qyteteve nga emigrantët të cilët kaluan festat në vendlindje.
5 Janar 2024, 17:05 -
Gripi/ Mbi 450 pacientë në javë, në urgjencën e Vlorës! Bashllari: Piku i infektimeve gjatë janarit dhe në shkurt
Fluksi i pacientëve që paraqiten në urgjencën e Vlorës ka pësuar rritje të ndjeshme këtë fillimvit. Vetëm në një javë, numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë, kryesisht për problem respiratore, i kalon 450
17 Janar 2023, 15:48 -
Situata me virozat, Drejtoresha e ISHP-së: Grip stinor, paraqiten rreth 14 mijë raste në javë! Piku do jetë në javën e 3 dhe të 4 të janarit
E ftuar në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se rastet janë shtuar për shkak të periudhës stinore
16 Janar 2023, 12:30 -
Dhjetëra qytetarë në urgjencën e Kukësit, mjeku Albert Shehu: Ka fluks të çdo grupmoshe, 50 pacientë me virozë dhe helmim
Dhjetëra qytetarë janë shtruar në urgjencën e spitalit të Kukësit kryesisht me shqetësime virozash dhe helmim. Dyshimet e para për këtë fluks kanë ardhur për ujin, i cili rezultonte i turbullt.
26 Qershor 2022, 15:30 -
Fluks fëmijësh me virozë në Pediatrinë e spitalit të Fierit! Mjekja: Deri 100 fëmijë në ditë vijnë marrin ndihmën e parë! Fëmijët vijnë me temperaturë, të vjella e diarre
Çdo ditë pranë urgjencës së Fierit paraqiten rreth 100 fëmijë për të marrë ndihmën e parë. Ata kanë shqetësime kryesisht me temperaturë, të vjella dhe diarre. Mjekja pediatre Albana Haxhiu u bën apel prindërve të tregojnë kujdes me temperaturat dhe ushqimin
12 Qershor 2022, 18:47 -
Temperaturë, rrufë e dhimbje fyti? Nuk është COVID! Mjekja në Report Tv: Të rinjtë po preken nga viroza
Shumë të rinj po paraqiten në qendra shëndetësore me temperaturë të lartë, me frikën se janë infektuar nga COVID. Por mjekët sqarojnë se kemi të bëjmë me një virozë të stinës me simptoma të ngjashme me koronavirusin, rrufë e dhimbje fyti
29 Dhjetor 2021, 20:33 -
Shëndeti
Përhapen masivisht virozat e stinës, mjeku për Report Tv: Shenja të njëjta me ato të COVID-it
Të njohura si virozat e stinës, janë përhapur masivisht në vendin tonë edhe pse temperaturat nuk janë ulur shumë. 'Report Tv' vëzhgoi një nga Qendrat Shëndetësore, atë në Kombinat të Tiranës, ku çdo ditë ka fluks qytetarësh që kërkojnë ndihmën e mjekut. Ndërkohë mbi 100 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit
11 Nëntor 2021, 18:01 -
Kronikë
Fluks në Urgjencën Pediatrike në Lezhë, 50-60 fëmijë çdo ditë kërkojnë shërbim! Mjeku: Shkak virozat nga temperaturat e larta dhe fluksi i popullsisë gjatë verës
50 deri në 60 fëmijë paraqiten përgjatë 24 orëve në urgjencën pediatrike në Lezhë me viroza. Mjeku pediatër Bardhok Gjoka tha se ky fluks vizitash si pasojë e virozave vjen jo vetëm prej temperaturave të larta, por edhe fluksit të lartë të popullsisë si pasojë e sezonit veror
24 Gusht 2021, 12:11 -
Shëndeti
Fluks në urgjencat e Pediatrisë, mjekja: 280 raste në 24 orë! Fillimisht drejtohuni në qendrat shëndetësore
Virozat e stinës dhe jo vetëm kanë shkaktuar një fluks vizitash në urgjencën e pediatrisë së QSUT. Shefja e shërbimit të pediatrisë së përgjithshme Numila Kuneshka veçon se prindërit duhet të kalojnë më parë në qendrat shëndetësore për të shmangur dyndjet.
10 Korrik 2021, 15:05 -
Kronikë
Virozat, mbi 100 vizita në ditë në pediatrinë e vlorës, mjekja Aida Koka: Shkak i virozave, temperaturat e higjiena
Temperaturat e larta dhe ndotja e ajrit kanë rritur numrin e të prekurve nga virozat e stinës. Rreth 100 të mitur vizitohen çdo ditë në Pediatrinë e Vlorës. Mjekja pediatër Aida Koka tha për "Report Tv" se prindërit nuk duhet ti ekspozojnë për një kohë të gjatë fëmijët në diell si dhe të kujdesen për ruajtja e higjienës.
5 Korrik 2021, 18:42 -
Kronikë
Kalo apel qytetarëve: Mos e ulni vigjilencën! Virozat e stinës po aq të rrezikshme sa COVID-19
Ulja e numrit të rasteve ditore me COVID-19 ka sjellë rrjedhimisht edhe një ulje të përkujdesit ndaj vetes, por mjeku Tiran Kalo vë theksin se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë. Kjo sepse përveç COVID, kjo periudhë ka edhe virozat e stinës, për të cilat shprehet se janë po aq të rrezikshme sa ky virus.
24 Maj 2021, 17:39 -
Mjekja shpjegon dallimin mes virozave të stinës dhe covid-19: Koronavirusit nuk i vihet diagnoza me vizitë, mos hajdeni në spital (VIDEO)
Dallimin mes simptomave të virozave stinore dhe simptomave të covidit e bën vetëm mjeku. Kështu shprehet mjekja Diana Hysi, e cila këshillon çdo qytetar që ndjen një ndryshim në gjendjen shëndetësore, të telefonojë menjëherë mjekun e familjes por të mos i drejtohet spitalit. Thirrja e mjekes për të gjithë qytetarët është mbajtja e maskës si e vetmja mënyrë e mbrojtjes që kemi.
11 Korrik 2020, 16:28 -
Fluks në urgjencën e Elbasanit, 200 raste paraqiten në 24 orë (VIDEO)
Virozat e stinës kanë rritur fluksin e pacientëve në urgjencën e spitalit rajon të Elbasanit. Rreth 200 qytetarë paraqiten çdo ditë pranë kësaj urgjence. Shefi i Shërbimit të urgjencës Elbasan, Ergys Miçi bën thirrje që fillimisht qytetarët të paraqiten të mjeku i familjes fillimisht në mënyrë që të shmanget dhe fluksi.
14 Shkurt 2020, 16:48