Fluksi nga lufta në Ukrainë, Moldavia drejt pikës kritike për strehimin e refugjatëve

Fluksi nga lufta në Ukrainë, Moldavia drejt pikës kritike për strehimin e refugjatëve

Ministri i Jashtëm i Moldavisë, Nicu Popescu i ka thënë BBC-së se vendi i tij po i afrohet një pike kritike për të strehuar ata që ikin nga konflikti në Ukrainë.

Popesku ka paralajmëruar se vendi i tij është afër limiteve, ku do rrezikohet që të mbeten pa ndërtesa për të strehuar refugjatët, ose mjete për t'i mbajtur ata ngrohtë dhe të sigurt. Numri i refugjatëve që qëndrojnë në Moldavi është i ulët sipas standardeve rajonale, pak më shumë se 100,000, por kjo përfaqëson një rritje prej 4% në popullsinë kombëtare dhe do të ishte e barabartë në proporcion me 2.5 milionë refugjatë në Mbretërinë e Bashkuar brenda dy javësh.

Popesku i tha BBC-së se Moldavia ishte "fqinja më e brishtë e Ukrainës" me më pak burime financiare dhe më pak elasticitet në siguri, kujdes shëndetësor dhe arsim. Një sulm rus në qytetin e tretë më të madh të Ukrainës, Odesa, 30 milje (48 kilometra) nga kufiri i Moldavisë, ka të ngjarë të shkaktojë një fluks "të madh" refugjatësh. Ai shtoi se do të ishte një “katastrofë për situatën humanitare”.
 


Lajmi kryesor:

Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim