Poetja Flutura Açka do të jetë për herë të parë në Kuvend në shtator, ndërsa u zgjodh deputet e PD në Elbasan. E ftuar në ‘Pa Protokoll’ ajo nuk kurseu akuzat ndaj PS-së, ku tha se në Elbasan u ‘grabitën të paktën 45 mijë vota. Sipas Açkës, PS bleu vota në lagjet periferike të Elbasanit në një fushatë disa mujore.
“Në Elbasan janë grabitur në mënyrë arbitrare mbi 45 mijë vota, ti gjejë SPAK. Sidomos në lagje periferike të Elbasanit janë blerë vota, me kohë në mënyrë sistematike. Ditë te fundit kanë qenë ditët finale, por ka qenë një fushatë disa mujore. Në dispozicion të PS kanë qenë të gjithë në Elbasan, Posta, Bashkia. Në numërim kanë qenë punonjës të Bashkive. Të gjithë kanë qenë të përfshirë. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe që pas çdo kutie votimi, eksponentë të PS hidhësin, kjo fushatë ka qenë e kalkuluar. Asnjë politikan në botë nuk e thotë 100% me bindje se do vijë në pushtet, përveç një politikan që ka sigurinë e asaj që ka ndërmend të bëjë dhe që e bëri. Është një makineri, një industri. Fryma për të ardhur PD në pushtet ka qenë, unë e kam ndjerë në bazë”, tha Açka.
E pyetur për përgjegjësitë që ka PD në humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe nëse bëri gabime në strategjinë që ndoqi, Açka u shpreh se ata ranë në ‘grackën e Kodit Zgjedhor’. Lista e hapur e kandidatëve, sipas Açkës, solli një betejë të brendshme në PD, duke theksuar se mbështetësit në terren u përçanë dhe nuk kishte më kohë për të menduar për partinë, por kandidatin që do të votonin.
“Opozita ra në grackën e Kodit Zgjedhor. Defekti, unë do kisha dashur të dilnim vetëm me një numër 9, nuk duhej të bëhej lufta e brendshme. Në terren u përkthye si një betejë mes vetes. Militantët u përçanë dhe nuk kishte më kohë për të menduar për partinë, por për kë kandidat do votonin. Koha na ka penalizuar”, theksoi Açka.
Për përfshirjen e saj në politikë tashmë, Açka u shpreh se ajo nuk mendon se do të ketë ndonjëherë një profil të lartë, ndërsa theksoi se nuk do të heqë dorë kurrë nga liria e fjalës.
“Nuk mendoj se do të kem ndonjëherë një profil të lartë në politikë, por jam marrë me politikë gjatë gjithë jetës, shkrimet e mia kanë qenë për politikën. Liria e fjalës, kjo pjesë e imja nuk ka për të ndryshuar kurrë”, shtoi Açka.
Në fund të intervistës në 'Pa protokoll', shkrimtarja deputete Flutura Açka, foli edhe për djalin e saj të ndjerë, i cili u nda nga jeta pa mbushur 18-vjeç nga një sëmundje e rëndë.
E përlotur Açka ka kujtuar ditët e fundit, duke thënë se Jerin në fund të jetës tregoi një forcë të madhe, një njeri i bukur që diti si të përballojë jetën.
"Tani që ka kaluar ca kohë nuk qaj dot më por nuk mbushem dot me frymë! Dhimbja tashmë është në një stad tjetër", tha ndër të tjera.
Ato 45000 ishin njetez qe kishin votuar apo kokrra groshe.Te rresh ne kete far feje eshte mangesi mendore ,se votuesit ne Elbasan ishin 90000 !
PërgjigjuKa pjerdh mga trute kjo
Duhet kujdes me alergjiket nga metalet e renda.eshte pergjegjsi e madhe vaksinimi i tyre me detyrim.
PërgjigjuSa peshtirosen njerezit,qofshin keta edhe poete!