Flutura Açka, deputete e Partisë Demokratike, ishte një prej ligjvënësve demokratë që mori pjesë në votimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, duke dhënë votën e saj kundër.
Pjesëmarrja e saj dhe e disa deputetëve të tjerë në votim është kritikuar nga mbështetësit e Sali Berishës, mes tyre edhe nga dhëndri Jamarbër Malltezi i cili është në ‘arrest shtëpie’ për korrupsion, duke i akuzuar ata si 'palaço' se morën pjesë vetëm për të plotësuar kuorumin.
Për këtë, deputetja Açka ka mbajtur një qëndrim të ashpër, duke argumentuar se “këtë qeveri të korruptuar nuk e voton me heshtje, as me kinse, por me karton të kuq”.
M.Q./Shqiptarja.com"Doktor, mblidhi zagarët! Unë votoj siç më dikton ndërgjegjja ime dhe siç ma ndien sentimenti politik, të cilin, veç Zotit, nuk ka kush fuqi ta urdhërojë.
Ky shqetësim i madh që ju paska zënë, më thotë se kam vepruar drejt. Unë jam deputete, jo çamarroke e Parlamentit shqiptar. Kam fjalën dhe votën për sjelljen time politike.
Unë nuk e votoj këtë qeveri të korruptuar deri në palcë, as me heshtje, as me kinse, por me karton të kuq”, shkruan Açka në rrjetet sociale.
Komente


Perdorimi i ngjyres se kuqe ndalon makinat ne kohen e duhur,nxjerr lojtarin ne faull gjate ndeshjes dhe pelqimin ose kundershtimin e ligjit ne parlamment ,ngjyra e kuqe eshte nje kultur per tu respektuar!Zonja Acka nuk ju mbeshtes shume here po ju jeni e vetmja politikane qe nuk keni prekur as dhe nje lek nga pasuria e popullit! Sot i treguat vendit langove te Berishes me dy fjale me shume guxim dhe forc u treguat vendin! Te kembengulni me arsyetimet dhe bindjet tuaja me durim per te miren e vendit dhe popullit!
Përgjigju