Flutura Açka i bën thirrje kreut të SPAK-ut: Kapni ndonjë peshk të madh, e jo vetëm cironka

 

Pas akuzave drejt qeverisë, Deputetja e PD-së Flutura Açka, gjatë fjalës së saj sot në Parlament i bëri thirrje drejtorit të SPAK-ut Arben Kraja që të kapë ndonjë “peshk të madh”, në mënyrë që të largohet me nder nga detyra.

"Evropa është fjala që kam dëgjuar më shpesh në këtë foltore. Për fat të mirë këto dy muajt e fundit e kemi përdorur edhe më shpesh. Por në fakt me festën e pamë që gëzimi është vetëm një stoli e ftohtë e jona. Çfarë bëni gjithë kohën në Parlament? Shani gjithë kohën opozitën. Opozita është aty për të kërkuar llogari. Çfarë lidhje kemi me Evropën? Shikojeni Parlamentin tonë si rreshtohen ministrat, u hapet goja, bezdisen, kruajnë mjekrën, në një moment zgjohen kur vjen kryeministri dhe i fut një të sharë opozitës. Atëherë duartrokitet fort. Fjala më e rëndësishme është të shahet opozita, që në fakt është për të kërkuar llogari. Në parlamentet evropiane vijnë ministrat që kanë lidhje me rendin e ditës, jo të gjithë, si matrioshkat, siç vijnë këtu. Renditen këtu dhe dalin secili dhe u marrin nga 10 minuta deputetëve për të thënë broçkulla. Një shtetar ka përgjegjësinë e parë të kuptojë realitetin, sepse pushteti iu ka shkëputur nga realteti. Distanca e shërbimit ndaj qytetarit iu mungon. Më bën përshtypje sjellja institucionale. Më duket sikur jemi në një klub fshati. E kuptoj që familjarizimi i madh me pushtetin e ka bërë shtetin si shtëpinë tuaj, por sjellja institucionale është e përcaktuar në të gjithë Evropën. E vura re kur bëtë paraqitjen e portit të Durrësit me dubaistët. Ministrja iu drejtua kolegeve të saj edhe me emër të përveçëm. Institucionalisht nuk qëndron, a thua se po u po u jepte ndonjë copë dhe u thoshte “ka edhe për ty zonjë, ka edhe për ty zonjë. Nuk e di çfarë bën opozita 1, 2, 3, 4. Drejtori i SASPAC-ut bëhet menaxher i IPA-s. Thonë që e bënë shkrirjen për të mos humbur kohë. I bëj thirrje publike drejtuesit të SPAK-ut të mos merret me cironka, por të zërë ndonjë peshk të madh që të mbahet mend për punën që ka bërë”, u shpreh Açka.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD 500 mijë $ nga Rusia, Majko: Drejtuesit me dhe pa zyrë të japin llogari! S'është faj individual! Alibeaj: Të qenka shëruar goja! Akuza do përgënjeshtrohet


D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë