Njëherësh me namin që po qarkullon për fat Europës si një perlë e panjohur e Europës për bukuritë natyrore, po ulen me të njëjtēn shpejtësi hapësirat e gjelbra, veçmas të qyteteve, e veçmas Tiranës.
Përtej entuziazmit të politikës së “klubit të barsetave” që ka ngulfat Tiranën politikisht, financiarisht, kulturalisht e moralisht, i tillë që do të mbetet përjetë objekt barcoletah, Tirana është sot një qytet i pajetueshëm, si nga cilēsia e ajrit dhe mjediseve, nga trafiku e kushte minimale të jetēs kolektive, nga mungesa e shërbimeve në raport me numrin e popullsisë, por edhe nga shēmtia qē ia ka veshur si qysh babëzia e papëbajtshme qē ka shoqërur sistemin e ndërtimeve, i vetmi sektor që siguron e pastron miliardat.
Tiranēt dhe ‘tiranasit’ që po e ndërtojmë dhe shkatërrojnë njëherësh, po bējnē krimin mē të madh që i është veshur politikës, sepse është një krim, ndëshkimi për të cilin nuk ka asnjë vlerë, sepse i ka dhënë già fytyrën e tyre asaj.
Por këto kulla janë banka e pushtetit të PS-së me të cilat blejë votat që grabisin për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, pasi kanë lēnë nën minimumin jetik 43% të tyre; me të cilat blejnë edhe Opozitë për t’u shitur demokratë të mēdhenj europianë; me të cilën blejnë media që i kushton emisione tē tëra këtyre bukurive phallo-ike të qendrës së Tiranës; me të cilat poshtëron administratën dhe korrupton të gjithë sistemin; me të cilat ble luksin e shfrenuar të pushtetit që riciklon me forcën e parasē kriminale sërish pushtet.
Kjo - banka në duart tē klubit të barsetave - është e vetmja siguresë që mban miqësinē politike mes kreut të qeverisë dhe kreut të bashkisë. Juniori është vazhdim i sinjorit shkatërrues të Tiranës, urrejtësit më të mëdhenj tē identitetit të saj, gjithaq i brishtë nga kohërat si kryeqytet jo shumë jetëgjatë.
Është detyrë e SPAK ta djegë atë siguresë e pastaj të shohim se ç’do të ndodhë. T’i marrë me radhē financat e këtyre kullave, le ta nisë nga kjo më e reja që ia mori qendrës së Tiranës një vendth të gjelbër.
Acka tradhetoi ata qe e sollen ne Tirane dhe e ulen ne parlament tradheton cdo dite si kryetare e mediave me lajmet e paverteta qe mbeshtet eshte nje hic mbi asgje .Votoi per kryetar partie prap Bashen nje genjeshtar dhe mashtrues per te miren e popullit dhe te vendit cfare ironie per dhimbjen qe po tregon per Tiranen!Shko moj andej nga erdhe ulu ne ndonje mullar me bar dhe shkruj injorancat e tua!
Përgjigjuti ke lidhje me tironen aq sa ka Skenderbeu me Internetin...
PërgjigjuFlutra Acka ndofta njef Elbasanin, por Tiranen jo,as nuk e ka idene sesi ka qene dikur. Tani ketu pe behet nje loje e poshter interesash kush e kush te perfitoje me shume, shkurt gjobvenie.Ca pune ka SPAK ne nje prone private o ju hengert dheu, qe e bete lesh e li kete vend dhe tani nderhyni dhe ne pronat private te tironsve. Ik ne Elbasan Flutra Acka me mire.
PërgjigjuTitulli është shumë prekës. Nëse është i autores së shkrimit atëherë ajo mund të cilësohet si mjeshtre e luajtjes nga vendi të zemrave të përvuajtura. A mund të na thotë ndonjë gjë për këto gjërat që ngre në shkrim për rolin e Saliut e të Lulit të tij e të saj, në kullotat e të cilëve kullot e në stanin e të cilëve bujt? Ata që nuk shohin trarin në sytë e tyre po vetëm qimen në sytë e të tjerëve janë shoqërisht të rrezikshëm si një kontigjent rezervë dhe mbështetës të klaneve kriminale.
PërgjigjuNuk ka mbetur më asnjë shqiptarë që të trishtohen nga kullat boshe. Ata po ikin, juve ju Rroftë kulla.
Përgjigju