Flutura kineze po shkakton dëme të mëdha në pyjet me drurë Bushi në Librazhd. Tashmë më shumë se gjysma e sipërfaqes pyjore është tharë dhe pjesa tjetër është drejt tharjes. Flutura e Bushit është një dëmtues shumë agresiv, dhe që shtohet me ritme të frikshme.
"Flutura e Bushit ka bërë kërdinë në pyjet e bushit i ka tharë ato toalisht i skeleton gjethet e bushit dhe bën tre brezni në vit 200-300 vezë konsumojnë gjethet e bushit".
Ky insekt ka pushtuar edhe pemët frutore në fshatrat e Librazhdit, prezenca e tyre bën që të largohen bletët e për pasojë të mos ketë prodhim të mjaltit.
"Është shumë shqetësuese për banorët afrohet afër ndriçime shqetësuese frekuenton pemët rreth shpive janë të bezdisshme, gjithashtu bletën e zbën nga lulet dhe bleta largohet".
Tre janë mënyrat për të luftuar këtë insekt, por deri tani nuk është marrë asnjë masë për mungesë fondesh.
"Luftimi kimike me sperkatje ajorre e kushtushme me drejtorinë për të marrë disa masa paraprake këtë dëmtues të pyejev ka dhe forma të tjera luftimi bioltigjo aziatike që konsumon larvat e kësaj fluture të izolohet në zonë, e pyjet në gjithë zonat e mirakës, kuturamut".
Flutura kineze në Shqipëri është shfaqur vitet e fundit por këtë vit ajo ka pushtuar masivisht pyjet sidomos në zonën e Kuturmanit duke shkaktuar dëme të mëdha.
Mendoj qe nuk eshte ide e mire sperkatja nga ajri,pasi vret indirekt dhe bletet dhe insekte te tjera te dobishme.Duhet te gjeni menyra te tjera.Ketu ku jetoj une,para nja dy vitesh patem probleme me brumbullin aziatik.Ketu nuk sperkaten,por kane prere shume peme ku e gjenin dhe pastaj i digjnin.Tani eshte shpifur nje hornet vrastare,edhe kjo me origjine nga Azia,por kjo vetem vret bletet,por po perpiqen t'a eliminojne edhe ate.Sa per Shqiperine,nena kujton se kur kishin shkuar nje here ne plazh ne Lezhe,ne kohen e Enverit,i piu mushkonja,por nuk behej sperkatje,per shkak se rrezikonte bletet.Eshte shume e veshtire te vendosesh per raste te tilla,pasi nje hap i gabuar dhe dashje pa dashje prishte balanca e ekosistemit.
Përgjigju