'Fluturoi' me makinë te diga e Liqenit në Tiranë, policia arreston Emiljano Ninën, kushëririn e Ervis Martinajt

'Fluturoi' me makinë te diga e Liqenit në Tiranë, policia arreston Emiljano Ninën, kushëririn e Ervis Martinajt

Emiljano Nina

Një muaj pas aksidentit të frikshëm që ndodhi më 22 gusht 2023 në zonën e liqenit artificial të Tiranës ku makina fluturoi mbi digë, policia ka arrestuar shoferin e BMW X6, Emiljano Ninën, i cili është edhe kushëriri i të shumkërkuarit Ervis Martinaj. Nina është arrestuar në banesën e tij në zonën e 5 majit në Tiranë. Gazetari i Report Tv Sokol Dema bën me dije se policia ka ndërhyrë për ta arrestuar pasi është siguruar që Nina ka qenë brenda në banesë.

Automjeti luksoz duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga "Rruga e Kosovarëve" hyri mes për mes një rruge automobilistike me trotuar, më pas është ngjiti skarpatën duke marrë para pemë e shtylla, për të përfunduar në pedonale mbi digën e liqenit, kue ka ndaluar muri i digës, pa përfunduar në liqen.

Pas hekurave qëndron pronari i makinës 26 vjeçari Eldi Allushi i cili akuzohet veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Allushi u arrestua rreth 15 orë pas aksidentit, por nga hetimet e policisë rezultoi se ai nuk ka qenë fare në automjet. Fillimisht Allushi nuk ka treguar se Emiljano Nina, ishte drejtuesi i mjetit. 

26-vjeçari nga Durrësi u ka treguar policëve se pasi ishte aksidentuar te Liqeni, miku i tij Emiljano Nina, shkoi në shtëpinë e tij dhe fjeti gjumë, por nuk i tregoi asgjë mbi përplasjen që kishte ndodhur dhe që ishte larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe targat e automjetit. Sipas policisë, Nina ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë duke përfunduar i përplasur bordurën anësore të pedonales pasi ngjiti skarpatën te Liqeni Artificial.

38-vjeçari do të përballet me 7 akuza, dhe veç shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor do të përballet edhe me akuzën e shkatërrimit të pronës, për shkak të dëmeve te liqeni.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Berisha iu bashkohet militantëve, në protestë për herë të parë që pas lirimit nga arresti shtëpiak

Protesta e PD/ Berisha iu bashkohet militantëve, në protestë për herë të parë që pas lirimit nga arresti shtëpiak