Aksidenti te Liqeni i Tiranës, del video! Mjeti me shpejtësi skëterrë del nga rruga e ‘Kosovarëve’ dhe ngjit maloren, më pas përfundon te diga

22 Gusht 2023, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2023-08-22 13:18:10

Kjo është video e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Liqenin Artificial të Tiranës. Siç shihet edhe nga video , mjeti luksoz BMW X6 që drejtohej nga 26-vjeçari Eldi Allushi ka qenë duke ecur në rrugën e ‘Kosovarëve’ dhe më pas është ngjitur në maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit me shpejtësi të lartë. Mjeti ka marrë para gardhin dhe ka përfunduar në digën e liqenit.