Një aksident me një të plagosur rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Prrenjas- Qafë Thanë.

Një 28-vjeçar me inicialet A.M. nga Librazhdi duke drejtuar makinën tip Volvo, ka humbur kontrollin dhe si  pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit  u transportua në spitalin e Librazhdit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.