Një aksident ku u përfshin 6 automjete ndodhi gjatë natës në qytetin e Lezhës, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ngjarja u regjistrua gjatë natës në bulevardin "Gjergj Fishta", ndërsa nga aksidenti u shkaktuan dëme të shumta materiale.
Një automjet që drejtohej nga një i ri humbi kontrollin dhe mori përpara 5 makina që ishin të parkuara në bulevard. Nga aksidenti fatmirësisht i riu nuk mori lëndime pavarësisht se goditja ka qenë e fortë, çka e dëshmon dhe automjeti që po udhëtonte i cili pësoi dëmtime të shumta.
Nga dhënat paraprake të policisë bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë shpejtësie me të cilen po lëvizte i riu, çka i solli humbjen e kontrollit të automjetit. Ai është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje rrethe ngjarjes.
Komento