Kulmi i sezonit turistik ka sjell trafik të rënduar pothuajse në të gjitha akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare e në kthim të tyre. Gjatë 24 orëve të fundit Polica ka konstatuar një mjet luksoz të tipi 'Jaguar', i cili 'fluturonte' në rrugën e Kombit me shpejtësi 191 km/h. Mjeti 'Jaguar' drejtohej nga kosovari i identifikuar si E. B., i cili ishte rezident në Angli dhe u gjobit me 40 mijë lekë gjobë pasi ka lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara.
Duket se shqiptarët nga Kosova nuk iu binden rregullave të qarkullimit rrugor. Burime zyrtare bëjnë me dije se disa shtetas të tjerë kosovarë të cilët janë rezident në Zvicër, Angli ose në vendet e BE-së janë konstatuar me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar. Kryesisht këta shtetas janë konstatuar në Bypass-in e Fierit e në akset Tiranë-Durrës, Durrës-Kavajë.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 shoferë, ku 7 prej tyre lëviznin pa patentë dhe 7 në gjendje të dehur. Ndërsa 56 patenta janë pezulluar nga Policia pasi 36 shoferë janë konstatuar me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 20 prej tyre duke drjturar mjetet nën efektin e alkoolit. Sakaq, 2.019 shoferë janë gjobitur pasi kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm pasi ka fluks të larë të automjeteve që qarkullojnë në të dyja kahet e lëvizjes, në mënyrë që të ruajnë veten dhe të tjerët.