'Fly Ernest' shtyn dy herë udhëtimin pa njoftuar, udhëtarët mbeten në pritje në Rinas (VIDEO)

Me dhjetëra udhëtarë që duhet të niseshin nga Tirana për në Pisa të Italisë me kompaninë e fluturimeve 'Fly Ernest' ka më shumë se dy orë që presin në aeroportin 'Nënë Tereza'.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se fluturimi do të niste në orën 07:30, por nisja është shtyrë dy herë deri tani, pa kryer asnjë njoftim për qytetarët. Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga kompania Fly Ernest për këto vonesa.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh e njëjta problematikë pasi edhe gjatë muajve të verës, kjo kompani anuloi tre fluturime dhe shtyu dy të tjerë pa njoftuar udhëtarët.

Tabela që tregon për shtyrjen e nisjes së avionit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 30/10/2019 11:41

    Mire jua ben kur gjen. Akoma smarrin vesh shqiptaret qe kompanite shqiptare jane skandaloze.

    Përgjigju
    • oui: 30/10/2019 12:03

      me ca te ikim ne itali, me gomar!

  • xXx: 30/10/2019 11:10

    Keta jane kompania me karagjoze ne treg...Keta bejne si korrekt edhe 1 cante te vogel nga ato qe mban dokumentat nuk te lene keta plehrat...Kurse oraret i nderrojne sipas qejfit...Ju befshin ato leket qe i vidhni ketij populli me ato cmime skandaloze ilace per ju dhe femijet tuaj...Kjo vlen edhe per ata skllevrit qe jane punesuar ne kete kompani abrashesh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë