Flyboardersat tentojnë triumfin Guinness (VIDEO+FOTO)

Dhjetra “të dehur me adrenalinë”, kanë provuar të vendosin një Rekord të ri Guinness. Pesëdhjetë e katër Flyboarders-a u ngritën njëherazi  në fluturim mbi lumin Vollga në qytetin rus Konakova. Edhe pse nuk arritën të thyenin rekordin e mëparshëm, atletët e ujit kanë dhënë një shfaqe të shkëelqyer, duke demonstruan për 30 minuta ushtrime të pamundura aerobike për publikun.

Flyboarders-at  mbërritën në Konakovë nga 17 vende të botës, duke përfshirë Korenë e Jugut, Francën, Norvegjinë dhe Rusinë, për të marrë pjesë në  “Fly Fest”, në garat e përvitshme të sportit që u zhvilluan nga data 29 maj deri në 2 qershor.

Ishte viti 2015 kur 58 francezë u ngritën njëherazi në ajër dhe performuan në sinkron me njëri tjetrin, duke vendosur Rekord Guinness, rekord që ende qëndron në fuqi. Flyboard si sport ka lindur në Francë në vitin 2012. Ai i jep mundësi atletëve që të performojnë në ajër ushtrime aerobie,  fal ndihmës së ujit me presion që prodhohet nga një pompë, e vendosur në taban të lumit apo detit, si dhe një tubi plastik i përthyeshëm, rreth 25 m i lartë./Përgatiti Ilir Çuçi

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike