Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi sot se Ukraina do të ketë nevojë për një ndihmë financiare shtesë për t'u përballur me pasigurinë e madhe në vend, ku armëpushimi në Lindje respektohet gjithnjë e më pak.

"Ne vlerësojmë se ka nevojë për më shumë financim dhe është ende herët për të dhënë shifra", deklaroi Poul Thomsen, shefi i departamentit evropian të FMN-së, duke garantuar se një rivlerësimi borxhit të vendit për momentin nuk vihet në diskutim.

Autoritetet ukarinase njoftuan të mërkurën se synojnë t'i kërkojnë një zgjerim buxhetor FMN-së, që tashmë i ka dhënë vednit një seri kredishë që kapin vlerën 17,1 miliardë dollarë në kuadrin e një plani ndërkombëtar prej 27 miliardë dollarë.

Pa u prononcuar mbi këtë kërkesë, përfaqësuesi i FMN-së i kërkoi partënerëve ndërkombëtarë të Ukrainës që të analizojnë mundësinë për t'i dhënë më shumë mbështetje Ukrainës, pre e një konflikti separatist që po rënon ekonominë e saj.

ATSH