Javën e ardhshme Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të miratojë këstet e radhës së kredisë prej 53 milionë eurosh për qeverinë shqiptare. Dhënia e ‘ok’ për miratimin e kësteve u konfirmua pas vizitës që zhvilloi misioni i FMN-së në Tiranë, në nëntor të vitit 2015. Misioni miratoi në nivel ekspertësh dy këste kredie për Shqipërinë, pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit. Përfaqësues të FMN-së deklaruan në Tiranë se gjithçka po ecte sipas planit: të dhënat kryesore të ekonomisë po fitojnë qëndrueshmëri dhe reformat strukturore po japin rezultatet e para.