FMN: Jeni prekur nga kriza
Ulni shpenzimet, rrisni taksa

FMN: Jeni prekur nga kriza<br />Ulni shpenzimet, rrisni taksa
NEW YORK – Një dokument pune i hartuar nga tre ekpertë italianë të Fondit Monetar Ndërkombëtar hedh dritë mbi efektet e krizës financiare në vendet e Europës Juglindore.
Sipas këtij dokumenti, një kopje t të cilit ndodhet bashkëngjitur me shkrimin në Shqiptarja.com tregues se kriza ka prekur 6 vendet e rajonit është rënia e eksporteve. Por, sipas eksertëve të FMN-së një tregues me kah negative është rritja e tërheqjes nga bankat e nivelit të dytë të dopozitave në valutë të huajDokumenti zyrtar i FMN citon se 6 vendet: Shqipëria, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë një tregues të përbashkët që i vë në një vijë paralele me krizën. Ky tregues është pamundësia për të financuar borxhin e jashtëm, defiçitin buxhetor dhe atë tregtar, një tregues ky i pasojave të krizës financiare globale.

Ekspertët ndalen edhe në borxhin e jashtëm të Shqipërisë, i cili nga 20.4% që ishte në vitin 2005 ka arritur në 36.6% në disa muaj më parë. Duke renditur disa vlerësime të mira për politikat monetare, FMN pohon bazuar në shifra se që prej fundt të vitit 2008, kur filloi rënia e rritjes ekonomike, situate financiare në Shqipëri nuk ka premisa pozitive.

Sipas këtij fondi, Shqipëria është ende një vend të besueshëm për investitorët e huaj, por thekson se në vitin 2007, Shqipëria regjistroi nivele shumë të larta të defiçitit tregtar dhe borxhit publik.

Pavarësisht kosotove që kanë për popullatën për ekspertët e FMN, Bosnja, Maqedonia apo Serbia kanë një mbrojtje më të madhe të ekonomisë pas shkurtimit të shpenzimeve si edhe rritjes së taksave.

Madje, në këtë drejtim ekspertët e FMN nxisin edhe Shqipërinë dhe Kroacinë. Ata paralajmërojnë në dokumentin e tyre prej 69 faqesh se vendet e Euroopës Juglindore do të shënojnë ulje mëtejshme të eksporteve, ndërkohë që shton se, presioni për të mbajtur në nivelin e kërkuar borxhin publik do të frenojë edhe më shumë ritmet e rritjes ekonomike.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ BE transferon 1.5 miliardë euro në Kiev nga asetet e ngrira të Rusisë

Lufta në Ukrainë/ BE transferon 1.5 miliardë euro në Kiev nga asetet e ngrira të Rusisë