/ATSH-AFP/ - Kina e përfshirë nga trazirat e kohëve të fundit në bursë po përballet me një sfidë të paprecedentë për të siguruar stabilitetin financiar, deklaroi dje Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
"Autoritetet kineze po përballen me një sfidë të paprecedentë për të arritur objektivin e tyre me miratimin e një modeli të ri të rritjes ekonomike dhe një sistemi financiar të bazuar kryesisht në rregullat e tregut dhe reduktimin e dobësive të trashëguara të sistemit të mëparshëm", njoftoi FMN-ja në një raport gjashtëmujor mbi stabilitetin financiar, të publikuar në Lima, Peru, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme.
Autoritetet e Pekinit duan të zhvendosin modelin e tyre ekonomik drejt një rritje më të moderuar dhe të nxitur nga konsumi dhe shërbimet më shumë nga projektet e mëdha të infrastrukturës dhe eksportet.
Sipas raportit të FMN-së "bankat kineze duhen ende të perballen me sfidën në rritje të përkeqësimit të kredive që ato kanë në sfondin e dobësive në rritje në fushat kyçe të sektorit privat".
/Shqiptarja.com