FMN: Kosova me rritje të vogël
ekonomike, në 2015 rritje 3%
Fondi Monetar Ndërkombëtarë vlerëson se rritja ekonomike prej tre për qind në Kosovë është më e mirë se në disa vende të rajonit, por e paktë për rritje pagash e shtim të vendeve të punës
Udhëheqësi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë në Kosovë, Jacques Miniane, tha se rritja ekonomike gjatë këtij viti pritet të arrijë në tre për qind, një rritje që nuk siguron mundësi për rritje pagash në sektorin publik e madje as punësim të mjaftueshëm.
Ai i bëri këto komente në përmbyllje të vizitës dyjavëshe të misionit të Fondit Monetar në Kosovë me ç’rast është diskutuar për gjendjen financiare, deficitin buxhetor dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar.
“Ne presim rritje ekonomike këtë vit, për 3 për qind. Kjo nuk është keq. Në fakt është më mirë sesa në shumë shtete tjera në rajon. Por, ne u pajtuam me qeverinë dhe Bankën Qendrore të Kosovës që duhet të ketë një rritje më të lartë sesa 3 për qind për të krijuar vende të reja pune”, tha Miniane, duke nënvizuar se me situatën aktuale “pagat në sektorin publik nuk mund të rriten”. Qeveria tha ai, po përballet me angazhime të konsiderueshme nga viti i kaluar ndërsa në të njëjtën kohë të ardhurat nuk janë rritur aq shpejt.
Ndërsa, ministri i financave Abdullah Hoti, tha se pret që në muajin prill të debatojë me Fondin Monetar për ndonjë marrëveshje të re të financimit të nevojave zhvillimore të Kosovës. Sa u përket pagave ai tha se po punohet në ligjin për këtë çështje që rregullon pagat dhe përfitimet për 80 mijë punonjës në sektorin publik.
“Në Ligjin e ri të pagave, do të vendosim rregull të qartë duke marrë parasysh edhe rekomandimet e FMN-së, një kuadër brenda të cilit në baza vjetore ne i rregullojmë pagat. Vendosim edhe koston e përgjithshme të pagave brenda buxhetit, por duke vendos edhe kritere për rritjen e pagave, në mënyrë që rritja e pagave të mos jetë vendim politik, por të jetë i lidhur më produktivitetin e të punësuarit dhe rritjen ekonomike që ka vendi”, tha ministri Hoti, qeveria e të cilit po përballet me kërkesa të shumta për rritje pagash në sektorin publik.
Kosova shpalli pavarësisë në shkurt të vitit 2008, ndërsa në qershor të vitit 2009 ajo u bë anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtarë. Anëtarësimi që vlerësuar me rëndësi për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës e cila përballet me shkallë të lartë të papunësisë dhe rrjedhimisht edhe varfërisë.
Marrë nga VOARedaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
38.3%
-
Më keq
44.5%
-
Njësoj
17.2%
Vota total: 3338
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Kokaina rozë’, droga e të pasurve që po çmend dhe helmon rininë e Napolit! Hetuesit dyshojnë se pas saj qëndron ‘Camorra’, efektet dhe pasojat
4 Gusht, 13:53
-
Zgjedhjet e Himarës deri në orën 13:00, pjesëmarrja shkon në 25,35%, kanë votuar 4839 qytetarë
4 Gusht, 13:40
-
Linjat ajrore pezullojnë fluturimet në Izrael dhe Liban
4 Gusht, 13:36
-
Himara zgjedhi sot kryetarin, 'jashtë' qytetarët me ID të skaduar! Tavo: Askush s'është mbi ligjin! Gjikuria: Vjet u lanë, llogarisin numrat
4 Gusht, 13:33
-
Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, KQZ: Deri në orën 12:00 pjesëmarrja është rreth 22,68%, kanë votuar 5135 qytetarë
4 Gusht, 13:03
-
Zgjedhjet në Himarë, në një QV persona të pa autorizuar mbanin shënim votuesit! Celibashi tregon se kur mbyllet numërimi
4 Gusht, 13:03
-
8 projektet e reja me kulla deri në 65-100 kate në horizontin e Tiranës
4 Gusht, 12:57
-
Zgjedhjet në Himarë, KQZ e pranon: 6 mijë votues me ID të skaduara! Janë nga Himara apo të ardhur nga Greqia? Ja si përgjigjet Celibashi
4 Gusht, 12:43
-
Shkodër, i moshuari humbet kontrollin e motorit dhe del nga rruga, përfundon i plagosur në spital
4 Gusht, 12:36
-
U skualifikua nga Lojërat Olimpike, Luiza Gega: Ndjehem totalisht e dështuar, por u përpoqa fort
4 Gusht, 12:36
-
Sonte nata e madhe e boksit në Lezhë, vëllezërit Bakaj grushtojnë për tituj: Është momenti që kemi ëndërruar
4 Gusht, 12:22
-
Riaktivizohet për herë të pestë vullkani Etna, reja shkon në 10 kilometra lartësi, ndërpriten fluturimet në aeroportin e Katanias
4 Gusht, 12:19