FMN: Ngërçi në Kosovë, mund
të largojë investitorët e huaj

FMN: Ngërçi në Kosovë, mund<br />të largojë investitorët e huaj
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë apel ndaj palëve politike në Kosovë që të bisedojnë për të zgjidhur çështjet për të cilat protestohet, pasi protestat ndikojnë negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas ekspertëve, me këtë situatë që është aktualisht në Kosovë, shumë investitorë mund të largohen dhe në fund ekonomia do jetë ajo që do ndjejë më shumë largimin e tyre.

Megjithatë, ata kanë thënë se rritja prej 3.8% nuk do të jetë e mjaftueshme për ekonominë kosovare.

Një tjetër çështje që duhet të trajtohet, sipas ekspertëve të FMN-së, është ajo e papunësisë, ku një numër i madh i qytetarëve ende janë të papunë, për shkak të vendeve të kufizuara të punësimit.

Ndonëse Fondi Monetar Ndërkombëtar është i vetëdijshëm për situatën në Kosovë, ai ka aprovuar rishikimin e parë të programit për Kosovën.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin