Parashikimi është për një rritje prej 0.5 për qind në vitin 2012, 1.7 për qind në vitin 2013 dhe 2.5 për qind vetëm në vitin 2014. Në të njejtën kohë, mesatarja e rritjes për vendet e rajonit të Evropës Qendrore e Lindore është 1.9% për këtë vit, 2.8 për qind vitin e ardshëm dhe 4 për qind në vitin 2014. Me sa duket, sipas FMN, Shqipëria po humbet shpejtësi në rritjen ekonomike.
Në të njejtin vlerësim, Kosova ka shifra 3.8% për vitin në vazhdim, 4.1% për vitin 2013 dhe 4.6% rritje në vitin 2014.
(gk/im/shqiptarja.com)