Christine Lagarde, drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), u bëri thirrje monarkive naftëmbajtëse të Gjirit për të futur sistemin e taksimit duke nënvizuar se çmimi i naftës rrezikon të qëndrojë në kuota të ulëta për një periudhë afatgjatë.
”Aktiviteti ekonomik i vendeve të Gjirit duhet të përforcojë kornizat e kuadrit fiskal dhe financiar duke ruajtur sistemin e tatimeve për të ulur varësinë e drejpërdrejtë kundrejt naftës dhe stimuluar burimet e të ardhurave që kanë lidhje jo të drejtpërdrejtë me hidrokarburet”, u shpreh Lagarde gjatë forumit në Abu Dabi.
Ajo vuri theksin në përcaktimin e një tatimi mbi vlerën e shtuar në vendet e Gjirit, kryesisht një TVSH-je të përshtatur për rajonin.
“Edhe pse në një normë të ulët, një shifrore, një taksë e tillë do të orientonte në rritje të PBB-së me dy për qind”, pohoi ajo. /ATSH/
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com