FMN: Shqetësues deficiti korrent
ulja në nivele rekord e inflacionit

FMN: Shqetësues deficiti korrent<br />ulja në nivele rekord e inflacionit
TIRANE-  Konsumi vendas dhe investimet në Shqipëri janë të dobëta, kryesisht si pasojë e një ndryshimi të qendrimit të konsumatorëve dhe investitorëve në drejtim të një maturie më të madhe dhe pjesërisht si pasojë e paqartësisë në tregjet financiare ndërkombëtare. Ekonomia shqiptare është mbajtur kryesisht me rritje e industrive që lidhen më eksportin dhe shërbimeve që lidhen me turizmin, ndërkohë që sektori i ndërtimit vazhdon të jetë në një situatë të vështirë si pasojë e moskryerjes së pagesave për punën e mbaruar dhe rënies së kërkesës për banesa.
Këto konsiderata përfshihen në raportin mbi Shqipërinë, që i është paraqitur Fondi Monetar Ndërkombëtar këto ditë në Uashington dhe përgatitur nga ministria e Financave e Italisë, që mbulon edhe vende të tjera, si Greqinë, Portugalinë, Maltën, etj.
Sipas raportit, shqetësim të konsiderueshëm përbën niveli i lartë i deficitit të llogarisë korrente, ndërkohë që janë ngushtuar mundësitë e të ardhurave buxhetore, kështu që qeveria, për të rregulluar situatën e saj me borxhin publik, është e detyruar të bëjë shumë shkurtime të shpenzimeve.
BODE
Nga ana e tij, në një intervistë në "Zërin e Amerikës", ministri shqiptar i Financave Ridvan Bode u shpreh se "çështja e borxheve meriton të jetë në qendër të vëmendjes nga ana e qeverisë, për ta zvogëluar atë. Për ekonominë shqiptare sfida është se janë zvogëluar ritmet e rritjes ekonomike", tha ai. Sipas Bodes, "raporti i borxhit publik me PBB-në është 58.7 për qind, e kemi relativisht të lartë krahasuar me rajonin. Por, nga ana tjetër, nuk kemi rritje të kostos së borxhit, ajo është më e ulët se në vitet 2005-2006. Janë marrë kryesisht borxhe të jashtme nga banka të zhvillimit, me interesa të ulta dhe afate të gjata shlyerjeje".
KOSOVA
"Zëri i Amerikës" e ka pyetur ministrin për problemet me tenderimin e linjës së interkonieksionit me Kosovën. Ai tha se janë marrë tashmë 110-120 milionë euro kredi nga KfW, për zhvillimin e energjetikës në vend. Ka patur takime të drejtorit të OST-së me gjermanët, ndërkohë që është bërë presion nga qarqe të interesuara që të fitonte një subjekt i caktuar, pavarësisht nga çmimi i lartë, rreth 33% më shumë se subjekti i dytë, tha ministri.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës