Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka rekomanduar qeverisë shqiptare që të ulë kufirin e pagave të punonjësve, për të cilat tatimi mbi të ardhurat është zero. Aktualisht ky kufi është 30 mijë lekë, kufi ky, i cili është vendosur që kur në fuqi ishte qeveria e mëparshme.
Pagat deri në 30 mijë lekë në muaj paguajnë zero lekë për tatim fitimi personal, ndërkohë që për pagat mbi këtë kufi, deri në 130 mijë lekë, tatim fitimi llogaritet duke zbritur 30 mijë lekëshin e patatueshëm nga totali i pagës.
Kështu, një pagë 100 lekë tatohet sikur të ishte 70.000 lekë, me një normë 13 për qind, në përputhje me tatimin progresiv, i cili në “majë të piramidës” ka koeficientin 23% për taktimin e pagave të punonjësve më paga më të larta.
Nga ana e qeverisë deri tani nuk ka ndonjë angazhim konkret për të ulur këtë kufi. Kjo do të ulte fuqinë blerëse të shtresave me të ardhurat më të ulta në vend, çka mazhoranca aktuale nuk mendon ta rrezikojë, aq më tepër në kuadër të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.
Ky propozim është përfshirë në raportin e fundit të FMN-së që vlerëson zbatimin e rekomandimeve nga Konsultimet e Artikullit IV të Marrëveshjes së vitit 2014. FMN ka publikuar të enjten raportin e vendit për vitin 2016 lidhur me konsultimin e artikullit IV.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com