VlorëQyteti bregdetar është blinduar nga policia, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA mbrëmjen e sotme (11 janar).

Po zhvillohen kontrolle në automjetet luksoze, kryesisht ato me xhama të zinj për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.

Njëkohësisht kontrollet bëhen edhe për kapjen e personave në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar. 

Report Tv mëson se një 20 vjeçar, i identifikuar si A.B u arrestua pasi gjatë kontrollit në makinën e tij iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje. 

Prej ditësh FNSH dhe RENEA ka blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje (7 janar) ku u ekzekutua me snajper 23-vjecari Gëzim Sinomati.