FNSH dhe RENEA kontrollojnë
Çapajt dhe Çelajt në Elbasan

FNSH dhe RENEA kontrollojnë<br />Çapajt dhe Çelajt në Elbasan<br>
Në Elbasan mbrëmjen e djeshme u zhvilluan tre operacione. Arrestimi i autorëve të atentatit me eksploziv të Lulzim Kullës në Shkodër, aksioni për kapjen e autorëve të plagosjes me armë zjarri të 23 vjeçarit R. Çaushllari në ‘Fushë Mbret’ dhe kontrollet në fiset Çapja dhe Çela në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’.

Report Tv mësoi se forcat RENEA dhe FNSH gjatë aksionit mbrëmë në Elbasan kanë kryejnë kontrolle në bizneset e dy fiseve të njohura për policinë, Çapja dhe Çelaj, të cilët kanë tronditur jo pak vendin nga përplasjet me armë dhe atentatet.

Aksioni ka zgjatur tre orë, burime i thanë Report Tv se  RENEA dhe FNSH kanë kontrolluar tregun agro-ushqimor dhe në disa biznese të familjes Çapja, ndërsa nuk dihet çfarë është gjetur dhe nëse ka sekuestrime.

Çapajt dhe Çelajt kanë qenë në qendër të deklaratave të opozitës dhe qeverisë, ndërsa kryeprokurorja Arta Marku dje gjatë analizës u shpreh se "Elbasani rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuar, moderuar dhe prezent në jetën publike të qytetit duke investuar në tregun privat dhe punët publike" ka theksuar Marku. Në orët në vijim pritet një deklaratë nga policia për rezultatet e operacionit.

elbasan
Forcat Renea gjatë mbrëmjes së djeshme në Elbasan

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën