FNSH është në gatishmëri në protestën te Kthesa e Kamzës. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka kërkoi largimin e forcave të policisë, me tone kërcënuese, duke i quajtur banditë. Madje, Noka i kërcënoi duke u thënë se nëse nuk largohen nuk do gjejnë vend ku të futen.
"I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës, Sulltan Surrelit, i bëj thirrje kreut të organizatës kriminale, të tërheq narko policinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni do jetë Surreli. Çdo provokim do ketë një përgjigje, të gjithë drejt Surrelit asnjë rrugë tjetër nuk ka, largoni narko policët, këta banditë.
Drejtori juaj është i emëruar nga krimi i organizuar. A ka turp më të madh. Jemi paqësorë
Drejtor largo policinë se nuk do të gjeni vend të hyni pastaj.![]()
Po ua them këtu me shumë seriozitet, Surreli do jetë destinacioni dhe nuk do ketë narkopolici që do e mbrojë Surrelin nga revolta qytetare.
Ne nuk tërhiqemi! Nuk ka tërheqje, ka vetëm një gjë, strukje të drejtuesve të policisë." tha Noka.
Lajmi kryesor:
Opozita 3 orë mosbindje civile, ndalin qarkullimin në 6 akse nacionale e djegin goma! Deputetët e PD bllokojnë Kthesën e Kamzës me makina luksoze! Noka: Duam qeveri teknike






