Fobia dentare, ndihmon sedacioni

Fobia dentare, ndihmon sedacioni
Si mund ta kaloni fobinë dentare ?

- Përpara se të shkoni tek dentisti flisni më parë me një mik që t‘ju shoqëroje ose dëgjoni muzikë që të qetësoheni
-Caktoni takimin ditën që ju ndiheni më rehat
- Përpara se të filloni trajtimin tek dentisti, bëjani të ditur se ju jeni një pacient nervoz dhe ta informoni se cila është gjëja që nuk ju pëlqen .
-Përpara se të fillojë trajtimi bini dakort me dentistin që nëse është e mundur të bëhet një pushim i shkurtër në mes të trajtimit.
KUJDESI PËR GOJËN

Gjatë heqjes së dhëmbit duhet të keni parasysh këto gjëra:
Kontrolli i gjakderdhjes
Për të kontrolluar hemorragjinë duhet të kafshoni mbi një garzë që vendoset nga vetë mjeku . Presioni i krijuar ndihmon në formimin e koagulit në xhepin e ngelur bosh nga heqja e dhëmbit . Nëse keni shumë hemorragji , mund të kafshoni dhe mbi një bustinë çaji normal pasi acidi tanik i çajit ndihmon në formimin e koagulit.
Minimizimi i dhimbjes Reduktimi i ënjtjes
Mos ngisni makinën në qoftëse jeni duke marrë mjekim dhe jeni në gjendje të përgjumur. Për të reduktuar dhimbjen vendosni kompresa me akull në faqe afër zones ku është bërë heqja. Aplikojeni akullin për 10 minuta dhe më pas hiqeni për 5 minuta dhe përsëriteni këtë proces nga e para. Nëse shikoni ndonjë mavijosje në faqe është normale dhe largohet vetë.
Pushoni sa më shumë
Kufizoni aktivitetet 24- orët e para pas heqjes së dhëmbit. Pushoni gjatë ditës dhe shkoni në shtrat herët. Kur të shtriheni ngriheni lehtësisht kokën.
Gjërat që duhet të bëni për të patur një shërim sa më të shpejtë
-Hani gjëra të buta dhe pini shumë lëngje
- Dhëmbët duhet ti pastroni me kujdes me furçë , evitoni kalimin e furçës në vendin e heqjes dhe mos përdorni asnjë pastë përreth .
- Pas 12 orësh pas heqjes do jeni në gjendje të shpëlani gojën me solucion antiseptik

Gjërat që nuk duhet të bëni gjatë shërimit të plagës

- Mos pini lëngje duke përdorur pipën sepse mund ta shkëpusë koagulin e formuar
- Mos pini gjëra të nxehta sepse mund të stimulojnë ënjtjen. Limitoni përdorimin e alkoolit sepse mund të ngadalësoje shërimin
- Mos pini cigare

KUJDES !


Njoftoni dentistin nëse:

- dhimbja përkeqësohet ditën pas heqjes
- hemorragjia nuk mund të kontrrollohet
- Enjtja përreth zonës së heqjes intensifikohet
- Kruajtje pas marrjes së medikamentit si pasojë e ndonjë reaksioni alergjik DHËMBALLËT E PJEKURISË
Nëse dhëmballët e pjekurisë janë të pozicionuara mirë në harkun dentar është një gjë që nuk ndodh gjithmonë. Për disa adoleshentë, një ose më shumë se një mund të kenë mungesë të dhëmballëve të pjekurisë . Në shumicën e rasteve ato nuk dalin plotësisht , ose ngelen brenda në kockë ose mund të dalin jashtë harkut duke shkaktuar dhe diskomfort tek pacienti. Kontrrolli periodic tek stomatologu do ju ndihmojë për të mbajtur dhëmbët tuaj të shëndetshëm por dhe duke monitoruar gjendjen e dhëmballëve të pjekurisë. Vendimi për ti ruajtur apo për ti hequr përcaktohet nga ekzaminimet radiologjike dhe ekzaminimi i gojës. Duke qenë se këto janë në fund të harkut dentar janë të vështira për tu pastruar nga furça dhe nuk para marrin pjesë në përtypje. Dentisti mund të rekomandojë heqjen e hershme të dhëmballëve të pjekurisë për të parandaluar komplikacionet e mundshme si:

-Dhëmballa e pjekurisë del në mënyrë të pjesshme në gojë duke krijuar një burim hyrje për bakteret që mund të shkaktojnë infeksion dhe si rezultat mund të çojë në dhimbje, enjtje dhe mpirje të nofullës.
-Dhëmballët e pjekurisë mund të tentojnë të dalin në gojë por si rezultat i mungesës së hapësirës mund të dëmtojnë dhëmbin fqinj.
-Formimi i një kisti ose sakusi apo fryrjeje mund të formohet afër dhëmballës së pjekurisë duke shkaktuar shkatërrim të kockës dhe rrënjës përreth.

Çfarë duhet të presim nga procedura e heqjes së dhëmballëve të pjekurisë?

Dentisti jep një informacion të detajuar në lidhje me procedurën e heqjes. Vishuni në mënyrë sa më komode dhe sigurohuni që të jeni të shoqëruar gjatë ardhjes tuaj në klinikë. Heqja bëhet me anestezi lokale . Pas heqjes mund të keni pak enjtje dhe dhimbje që është normale për procesin e shërimit nëse heqja bëhet në mënyrë kirurgjikale. Kompresat me të ftohtë ulin entjen nëse do keni dhe kujdesuni qe të pini lëngje dhe ushqime të buta ditën e parë. Për çdo pakënaqësi të papritur që mund të keni duhet të konsultoheni me mjekun kirurg.

Çfarë duhet të keni kujdes ?

Informoheni mjekun tuaj para procedurës nëse keni ndonjë sëmundje ose medikamente që merrni për të siguruar një trajtim efikas në bazë të konsultave me specialistët përkatës.

Kujdesi Oral, si të përkujdesemi për higjienën e gojës

Çfarë quajmë higjienë të mire orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë e cila duket dhe nuhatet shëndetshëm.
Kjo do të thotë:
-Dhëmbët tuaj janë të pastër dhe pa mbetje ushqimi.
-Gingivat(mishrat e dhëmbëve) janë ngjyrë rozë dhe nuk dhembin ose gjakosen kur ju I lani me furçë ose kur përdorni fillin dentar.
-Nuk keni erë të keqe gjatë gjithë kohës nga goja.
Të mbash një higjenë të mire orale është një prej gjërave më të mira që mund të bëni për dhëmbët dhe gingivat tuaja. Dhëmbët e shëndetshëm jo vetëm ju mundësojnë të dukeni dhe ndjeheni mirë, por ata ju ndihmojnë të hani dhe të flisni ashtu siç duhet.
LARJA E DHËMBËVE!
Furça juaj

Furçat e vogla janë më të mira pasi ato mund të arrijnë në hapësira të gojës tuaj ku furçat më të mëdha nuk mund të arrijnë. Furça juaj duhet të jetë e butë dhe me pjesë të gomuara në mënyrë që të eliminojë pllakën bakteriale. Zëvendësojeni furçën tuaj çdo tre muaj ose kur e shihni që fijet e saj kanë humbur rregullsinë.
Pastat e dhëmbëve
Zgjidhni një pastë me përmbajtje të lartë të fluorit sepse ai parandalon shfaqjen e kariesit.
Koha e larjes
Koha ka rëndësi të veçantë. Jo vetëm që duhet t’i lani dhëmbët 3 herë në ditë, por gjithashtu duhet edhe t’I kushtoni minimalisht 5 minuta çdo larjeje.
Metoda
Së pari, pastrojmë pjesën e pëparme të dhëmbëve duke i dhënë furçës drejtimin poshtë- lartë, pastaj me lëvizje rrotulluese duke i mundësuar furçës të futet në hapësirat ndërdhëmbore. Pasi të kemi përfunduar me pjesën e përparme, futemi në pjesën e brëndshme të kavitetit oral duke bërë sërish lëvizje, fillimisht poshtë lartë pastaj lëvizje rrotulluese me furçë. Pastaj furçohet sipërfaqja përtypëse e dhëmbëve.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza